Vetëm po të jesh gazetar terreni, mund ta kuptosh se sa shumë sakrifikojnë dhe lodhen gazetarët në kërkim të lajmit.
Secili ka metodën e tij, por në thelb, ajo që të duhet, krahas formimit profesional dhe eksperiencës, është edhe një formim i mirë fizik nëse të lind nevoja për të rendur pas dikujt në kërkim të lajmit.
Një gjë të tillë ishte duke bërë gazetari i politikës Muhamed Veliu teksa është fotografuar nga paparazzi ynë. Ai donte të fliste me ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin aktual të grupit parlamentar të PS-së, Blendi Klosi, i cili ka zgjedhur të shkojë në Parlament me biçikletë.
Ka hequr dorë nga makina luksoze dhe u ka krijuar mundësinë gazetarëve të flasin me të edhe kur ai është në lëvizje, gjë që është shumë e vështirë kur je në një makinë. Veliu e ka ndjekur me vrap Klosin dhe ia ka dalë ta ndalojë dhe të flasë me të.
Shpresojmë t’ia ketë vlejtur sakrifica e vrapit dhe të ketë marrë prej Klosit lajmin që ka dashur.