Sala Jashari e merr fjalën pasi Dehari e mbylli seancën: Kompromisi nuk është imponim i një kandidati të vetëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sala Jashari e merr fjalën pasi Dehari e mbylli seancën: Kompromisi nuk është imponim i një kandidati të vetëm

    Insajderi
    07 July 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së dhe bashkëkryesuese e seancës konstituive, Sala Jashari, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon qasjen si fituese absolute, duke tentuar të imponojë një kandidaturë të vetme për kryetar të Kuvendit.

    “Ky nuk është kompromis,” tha ajo, duke theksuar se sistemi parlamentar bazohet në marrëveshje dhe bashkëpunim.

    Jashari përsëriti thirrjen për zgjidhje dhe theksoi se qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend funksional.

    “Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë, po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare e demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit. Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament, dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, por ky nuk është kompromis”, tha Jashari e cila është bashkëkryesuese e seanca konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark