Siç raporton gazeta angleze The Independent, Abdaslam ishte parë në lokalet homoseksuale të Brukselit vetëm pak javë para sulmit terrorist të Parisit.
Madje këtë e ka konfirmuar edhe pronari i lokalit që ai kishte frekuentuar.
“Ne e kemi pasur atë shpesh këtu, ai ishte i varur më këtë lloj turme të njerëzve”, tha pronari i klubit, me emrin Julien, njofton Sunday Times.
Abdeslam ndodhej në arrati prej katër muajsh, që nga koha kur ai u përfshi në sulmin terrorist në Paris, pasi ndihmoi me transportimin e terroristëve të tjerë në zonën St. Dennis të Parisit. /Insajderi.com