Sali Berisha: Ata që e duan kombin kosovar kanë gjak jugosllav – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha: Ata që e duan kombin kosovar kanë gjak jugosllav

    Insajderi
    21 November 2016 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Sali Berisha është pyetur rreth konceptit të ashtuquajtur “komb kosovar”, derisa ka thënë se krijimi i kombit kosovar ka qenë një “marrëzi e Titos”, ish-liderit komunist të Republikës Federative të Jugosllavisë.

    “Është një marrëzi e Jugosllavisë së Titos. Këta që pretendojnë për kombin kosovar, këta janë kryekëput gjak titist jugosllav”, ka thënë ai, njofton Insajderi.

    Ish-Kryeministri, tani deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ka thënë se edhe standardizimi i gjuhës shqipe duhet të ndryshojë.

    Ai ka thënë se standardizimi i gjuhës shqipe në vitin 1972 është imponuar nga regjimi komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha. /Insajderi.com

    https://www.youtube.com/watch?v=9RBH8E_kiOk


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark