
Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë seancën plenare është parë duke u zënë me fjalë me një prej gazetareve, e cila ishte duke i drejtuar pyetjen nëse do të tërhiqej nga deklarata e mëparshme brenda seancës plenare për armatosjen e shqiptarëve.
Ai është munduar të ndryshojë fjalimin nga kjo temë, ndërsa gazetarja ka insistuar për një përgjigje konkrete.
“Mos u bë zëdhënëse e Shullazit moj zonjë, ty të kanë porositur falangat e krimit. Unë asnjë presje nuk i heq asaj çfarë thashë. Ajo është një organizatë kriminale”, tha ai, njofton Express.
Më herët gjatë ditës, në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bëri thirrje qytetarëve që të armatosen ndaj sic ka thënë, qeverisë kriminale.