Sali Berisha flet pak para nisjes së protestës, ka një mesazh për Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha flet pak para nisjes së protestës, ka një mesazh për Vuçiqin

    Insajderi
    20 December 2021 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për media para pak nisjes së tubimit të paralajmëruar prej tij. 

    Ai ka thënë se kjo proterstë është kundër aleancës triraterale, Beograd-Tiranë dhe Shkup, e cila i kundërvihet sipas tij nismës së Berlinit. 

    “Sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi, kreu i meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës triraterale, Beograd me vasalët e tij, Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal. 

    Është kundër kësaj aleance të mishëruar Ballkani i Hapur dhe refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende të tjera të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar. Kjo nismë i kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit e frymëzuar nga Aleksandër Vuçiçiç dhe Edvin Kristaq Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Aleksandër Vuçiç, por nëse ka diçka të rëndë. Simboli kuq e zi është simboli i përhershëm i shqiptarëve”, tha Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark