Sali Berisha flet pas mbylljes së procesit zgjedhor: Kemi gëzim në të gjitha anët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha flet pas mbylljes së procesit zgjedhor: Kemi gëzim në të gjitha anët

    Insajderi
    11 May 2025 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së orarit zyrtar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat nga selia e PD-së.

    “Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, u shpreh Berisha.

    Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për punën e komisionerëve, të cilët, sipas tij, kanë vepruar me përkushtim dhe në përputhje me ligjin, shkruan Insajderi.

    “Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar çdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin”, shtoi Berisha.

    I pyetur për vlerësimin e tij mbi procesin zgjedhor deri në atë moment, Berisha tha:
    “Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët.”

    Ai përfundoi me një ton optimist, duke lënë të kuptohet se është i kënaqur me rrjedhën dhe rezultatet e deritanishme të procesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark