Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, e ka humbur të hënën apelin kundër ndalesës për të hyrë në Britani, nën dyshimet për lidhje kriminale.
Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar më 2022, nën dyshimet se ka lidhje me krim të organizuar dhe korrupsion, të cilat ai i mohon.
Ai e pati apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm për Apel në Londër, në muajin mars, duke thënë se ndalesa i është vënë mbi pretendime të pabazuara.
Mirëpo, ky institucion e ka hedhur poshtë kërkesën e Berishës.
Vendimi i Britanisë për t’ia ndaluar Berishës hyrjen në këtë shtet, pati ardhur një vit pasi atij i është ndaluar hyrja edhe në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimet për korrupsion me abuzim me pushtetin.
Berisha, 79-vjeçar, përballet me dyshime edhe në Shqipëri se e ka përdorur ndikimin e tij sa ka qenë kryeministër, në periudhën 2005-2009, në të mirë të burrit të vajzës së tij, lidhur me privatizim të një toke shtetërore.
Berisha dhe e bija e tij hedhin poshtë këto akuza.
Ai ka qenë nën arrest shtëpiak në dhjetor dhe prokurorët nuk kanë ngritur ende ndonjë padi. /Rel