Disa foto tepër të rënda kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale ku shihen qartë disa fëmijë të vegjël të cilët punojnë për paketimin dhe ndarjen e dozave të hashashit në Shqipëri.
Fotot janë postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka shoqëruar ato edhe me një koment në foto.
“Droga eshte dhurata e drogmenit Edvin Kristaq Rama per vitin e ri shkollor per femijet e Shqiperise! Sb.”, shkruan ish-kryeministri shqiptar në profilin e tij në Facebook.
Ish-lideri i Partisë Demokratike, tani deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur një fushatë të ashpër ndaj politikave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama për kultivimin e marihuanës në Shqipëri.
Ai akuzon Ramën se është shkaktar për kultivimin ilegal të lëndës narkotike, të llojit marihuanë në territorin e shtetit shqiptar. /Insajderi.com