×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Sali Berisha: Rastin e Ilir Metës do e çojmë në Hagë, arrestimi i tij është torturë çnjerëzore

    Insajderi
    04 December 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sali Berisha është rikthyer pranë grupit parlamentar të PD pasi fitoi lirinë.

    Në mbledhjes e zhvilluar ditën e sotme ai u ndal edhe te arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, me urdhër të SPAK më 21 tetor pranë mbikalimit të Kamzës.

    Referuar edhe faktit se si Meta u nxor me forcë nga automjeti, Berisha tha se rastin e tij do ta çojnë në Gjykatën e Hagës.

    “Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet. I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike.

    Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të miër, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark