Sali Berisha reagon për sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha reagon për sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës

    Insajderi
    26 April 2022 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dënuar sulmet në veri të Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Berisha drejton gishtin kah Aleksandër Vuçiq, për të cilin thotë se kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim si dhe të vazhdojë projektin e tij të Serbomadhisë.

    “Denoj me ashpërsinë më të madhe këto akte të perseritura kriminale ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme” ka shkruar ndër të tjerash Berisha.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç!

    Te dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.

    Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.

    Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark