×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha tregon se kush qëndron prapa projektit për ndarjen e Kosovës

    Insajderi
    05 August 2021 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi disa herë miliarderin kontrovers, George Soros, në konferencën për shtyp.

    Ai tha se ai qëndron pas projektit për ndarjen e Kosovës, por mbi të gjitha ai qëndron pas nismës për të kapur drejtësinë në Shqipëri. Berisha tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe epilogu i saj ishte marrëveshja mes KLGJ-së dhe ish-partneres së Edi Ramës, Dalina Fico.

    Berisha deklaroi se anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të kapur, ndaj dhe ata pranojnë një marrëveshje anti-kushtetuese, që dosjet e mbetura stok në këtë gjykatë të trajtohen sipas modelit të propozuar nga Delina Fico.

    “E keni dëgjuar ju nëse Sadushit të Gjykatës së Lartë i është bërë veting? Po i është bërë, por e mbajnë të fshehur.

    I bënë veting Edlira Petros dhe dolën parregullsi me pasurinë. I doli pasuria 20 mijë euro nga gjyshja, ndërkohë që një gjyqtare u largua se kishte marrë një dhuratë të vogël. Po Sokol Sadushit që iu zgjua gjyshja me 20 mijë euro pasuri dhuratë për Sokolin”, tha Berisha.

    Sipas tij, probleme me veting ka edhe ish-ministri Ilir Panda, të cilit po iu publikuan të dhënat, ikën.

    “Gjykatësi tjetër Pupo, ku e ka vetingun? Këta janë të kapur, ndaj dhe pranuan në heshtje që dosjet t’i marrin militantët që do të zgjedhë Delina Fico, ish-gruaja e Edi Ramës dhe gruaja e Bled Çuçit”, tha Berisha.

    Deklarohet Berisha tregon nëse do të jetë pjesë e grupit të PD: Ja çfarë bisedova me Bashën

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetëm zgjedhësit shqiptarë e kanë në dorë futjen e tij në Kuvend. Ai tha se as Lulzim Basha dhe asnjë institucion nuk e pengon futjen e tij në Kuvend. Berisha tha se do jetë pjesë e grupit të demokratëve.

    “Kam deklaruar që edhe një po mbeti, i dyti jam unë,” tha Berisha.

    “Në parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendim, i cili në vend të transparencës, zgjedh diktatin, unë do t’i kundërvihem, me një aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar, me një betejë kundër këtij vendimi. Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumente. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.

    I pyetur nëse ka informacione për deputetë brenda grupit parlamentar demokrat që do të kërkojnë përjashtimin e tij, Berisha u shpreh: “Nuk kam asnjë informacion konkret. Mjet të vetëm kam të vërtetën”.

    Ndërsa pyetjes nëse i druhet heqjes së mandatit nga KQZ, Berisha iu përgjigj: “Nuk i druhem aspak faktit. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

    Sipas tij, Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores Kim fakte, dokumente e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka biseduar me Bashën pas takimit.

    “Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së znj.Kim, paraqisni fakte, dokumente, prova. Kjo është një përgjigje që i ka dhënë znj.Kim. E falenderoj dhe e përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark