![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba nuk ka pranuar t’i komentoj sanksionet e vendosura nga SHBA-ja kundrejt Kosovës. Madje, Zyba ka thënë se “nuk sheh sanksione”.
“S’kam koment gjithçka është e kjart. Nuk shoh sanksione. Nuk e komentoj deklaratën e ambasadorit”, ka thënë Zyba për Insajderin.
Për Zybën u raportua se dy ditë më parë qëndroi i mbyllur në objektin e komunës së Leposaviqit së bashku me kryetarin, Lulëzim Hetemi.
Zyba nuk është parë në momentin kur është larguar nga ky objekt dhe nuk dihet se si ka arritur të dal.
Ndërkohë për Hetemin u raportua se ka qëndruar më shumë se 50 orë i mbyllur, në pamundësi për t’u larguar për shkak të protestuesve serbë. /Insajderi