Salih Zyba ‘qëndron’ prapa kërcënimit ndaj Shpend Ahmetit – E përgjithëson edhe statusin e tij në Facebook – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Salih Zyba ‘qëndron’ prapa kërcënimit ndaj Shpend Ahmetit – E përgjithëson edhe statusin e tij në Facebook

    Insajderi
    09 October 2019 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, dje mbuloi ballinat e medieve me një deklaratë skandaloze në lidhje me kreun e PSD-së, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ani pse deklarata e tij duke luajtur pushtetarin e rreptë, duke kërcënuar hapur Shpend Ahmetin, u dënua nga politikanët e vendin dhe shoqëria civile, ai duket se vazhdon të qëndrojë prapa fjalëve që ka thënë. Madje, ai as nuk dëshiron ta komentojë një gjë të tillë, dhe po ashtu e përgjithëson statusin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë që për çdo gjë të thirret zyra për medie e VV-së.

    Lideri i VV-së, Albin Kurti, mbrëmë në një intervistë tha se nuk e ka lexuar statusin e Zybës,  atë madje thonë se nuk e kanë lexuar as zyra për media të cilën kandidati për deputet tha t’i drejtohemi.

    Duke tentuar t’i ik përgjegjësisë për at së çfarë ka shkruar, Zyba, për Insajderin tha se për këtë duhet të pyetet zyra për media.

    “Është dashtë me thirre zyrën për media t’lutem. Faleminderit po e kem një zyrë kompetente të caktuar për personat zyrtarë. Faleminderit shumë po jam nxënë në një takim shumë të rëndësishëm”, ka thënë Zyba.

    Kurse zyra për informim e Lëvizje Vetëvendosjes, nuk kanë dhënë përgjigje fare duke ndarë mendimin e njëjtë më atë çfarë ka thënë kreu i partisë së tyre Albin Kurti, mbrëmë në një debat televiziv.

    “S’jam për krahasime të tilla. S’e kam lexuar, por s’jam për krahasime të tilla. Mendoj se kemi punë më të mençura të merremi se kush çka ka bërë, kush kaloi e çka bëri. S’na takon kjo neve. Jam për dashuri të madhe për vendin tonë, angazhim maksimal për progresin e jo për të humbur kohë e as nerva për çështje të së kaluarës e hatër mbetje. Edhe për ato problemet e brendshme në VV s’kam lejuar që për shkak të degës e gjetheve të mos e shoh malin. S’jam për atë qasje, por liria e shprehjes normalisht. Opozitarizimin për Prishtinë s’e bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës”, tha Albin Kurti, mbrëmë i pyetur për këtë temë./ Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark