Deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj tha se qeverisja e mirë dhe e pastër nuk mund të bëhet në bashkëpunim me PDK-në.
“Kosovës i duhet një qeveri e pastër, pa krim dhe korrupsion. Dhe nuk mund ta bëjmë një të tillë nëse kemi partner PDK-në”, tha ai.
Sipas tij, rruga më e mirë është që të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin kush do ta qeverisë vendin.
“Unë kam qenë dhe jam kundër kësaj qeverie” tha ai.