Salihaj: Kryeministri t’i shkarkojë ministrat e Listës Serbe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Salihaj: Kryeministri t’i shkarkojë ministrat e Listës Serbe

    Insajderi
    27 March 2017 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk është koha për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka në plan që të nis fushatën parazgjedhore, siç tha ai, një vit përpara.

    Salihaj ka thënë se “PDK po e nxehë situatën për zgjedhje të parakohshme”.

    Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, duke folur për rikthimin e Listës Serbe në Institucionet e Kosovës, ka thënë se kryeministri Mustafa duhet t’i shkarkojë ata nga detyra, shkruan Telegrafi.

    Deputeti i LDK-së ka folur edhe për iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    Salihaj ka thënë se nuk ka logjikë të bëhet Ushtria pa amerikanët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark