Salihu përsëri hedhë gaz lotsjellës por seanca nuk ndërpritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Salihu përsëri hedhë gaz lotsjellës por seanca nuk ndërpritet

    Insajderi
    10 March 2016 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Salihu, ka hedhur përsëri gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Kjo është hera e dytë që sot ai ka bërë një gjë të tillë.  Për shkak të gazit lotsjellës që e hodhi më herët, Kuvendi i Kosovës shkoi në një pauzë prej rreth gjysmë ore.

    Megjithatë, seanca nuk është ndërprere kësaj radhe. Deputetët janë duke vazhduar fjalën e tyre.

    Pastrimi i ajrit është duke u ndihmuar nga disa ventilatorë të vendosur në sallë.

    Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka thënë se është për keqardhje dhe skandaloze që seanca të mbahet në kushte të tilla “për shkak të papërgjegjësisë së atyre” që e kanë hedhur gazin lotsjellës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark