Shkruan: Fitim Salihu
Zelenski eshte nje president i madh sepse nuk po e braktis popullin e tij edhe pse iu ofrua azili politik nga ShBA-ja dhe ka premtuar se do te luftoje perkrah popullit. Por, ai nuk mund te krahasohet me kreret e UÇK-se. Ekzistojne dy dallime thelbesore mes tyre.Se pari, si President dhe Komandant Suprem, Zelenski e ka obligim kushtetues t’i prije popullit edhe ne kohe lufte. Ushtaret dhe kreret e UÇK-se nuk kane pasur obligim kushtetues. Ata kane vendosur vete ta rrezikojne jeten e tyre. Ata kane dale vullnetare per ta nisur dhe udhehequr luften per liri.
Se dyti, Zelenski dhe Ukraina kane armatim te sofistikuar. Edhe me pare – ne periudhen e BRSS-se dhe pas pavaresise – Ukraina ka pasur armatim te avancuar, por sidomos ne 8 vjetet e fundit Ukraina eshte armatosur me armatimin me modern nga aleatet perendimore, posaçerisht nga ShBA-ja. Kreret dhe ushtaret e UÇK-se nuk e kane pasur nje armatim te tille. Te ishe komandant i UÇK-se do te thoshte t’i prije nje ushtrie guerile te armatosur me ndonje kalashnikov te blere diku rrugicave te Tropojes (madje me raste s’kishte arme as per secilin ushtar) dhe pa pajisje ushtarake te sofistikuara te ardhura si ndihme nga qeverite perendimore.Megjithekete, asnjehere nuk synoj ta mohoj rolin historik qe Zelenski po e permbush per popullin e tij dhe per historine e vendit te tij.
Ai nuk po kerkon asnje alibi per ta shpetuar jeten e vet. Ai eshte heroi i diteve tona i te gjithe njerezve qe duan ta shpetojne boten, dhe jo vetem Ukrainen, nga kercenimi ndaj lirise. Lufta e ukrainasve, ne krye me Zelenskin, perballe nje superfuqie si Rusia ma ndermend poezine e Kadarese, “Koha e popujve”: “Ata q’u ngriten perballe tyre / Qe u qendruan trimerisht, / Ish kohe e tyre ajo, do thone, / Dhe ky planet i tyre ish.”Ukraina, si Kosova dikur, po reziston heroikisht perballe nje fqinji shumefish me te fuqishem, paçka se me dallimin se eshte shumefish me e armatosur se Kosova.recommended by