Lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore tha para mijëra qyetarëve se janë bashkuar në koalicon për t’i vazhduar veprat për Kosovën.
“Kosovën tonë fituese do të vazhdojmë më vepra, veprat sjellin fitore, mirëqenie, krenari, fitore, dashuri për atdheun, janë të matshme dhe janë për qytetarët”, u shpreh Limaj në fjalimin e tij.
Më tutje Limaj u zotua se do ta kryejnë autostradën e Gjilanit, të Vitisë dhe të Dukagjinit.
“Do ta kryejm autostradën e Gjilanit dhe të Vitisë, duam ta bëjmë autostradën e Dukagjinit”.
Pranë mijëra qyetararëve Limaj premtoi se do ta bëjnë edhe Aeroportin e Gjakovës.
“Ne e bëmë Aeroportin e Prishtinës po kësaj here do ta bëjmë përnime Aeroportin e Gjakovës”, tha Limaj.