Sallahu mbështet Limajn: Koalicioni parazgjedhor me AAK-në u realizua, veprimet e Nismës janë brenda rregullave demokratike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sallahu mbështet Limajn: Koalicioni parazgjedhor me AAK-në u realizua, veprimet e Nismës janë brenda rregullave demokratike

    Insajderi
    21 February 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Qeverisë Kurti, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj deklaratës së Fatmir Limajt, i cili shprehu gatishmërinë për t’u ulur në tavolinë me të gjithë ata që e thërrasin në negociata, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

    Sallahu i ka dalë në mbrojtje Limajt.

    Ai tha se, përkundër kritikave dhe insinuatave të bëra nga disa akterë politikë dhe parpolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar marrëveshjen parazgjedhore me AAK-në, një parti që sipas tij po kalon në fazën e shuarjes.

    Ai shtoi se Nisma ka të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të formuar koalicione paszgjedhore, dhe se marrëveshja parazgjedhore është realizuar sipas rregullave demokratike.

    “Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, shkroi ai në Facebook.

    Pas kësaj deklarate të Limajt ka reaguar partneri i tij në koalicion, Ramush Haradinaj.

    “E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar shkurt sot ai në Facebook.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark