Shokon Sallahu: Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndajres së vajit në tepsi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shokon Sallahu: Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndajres së vajit në tepsi

    Insajderi
    01 June 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar se si po ecin punët në ministrinë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

    Sallahu me krahasimin që ka bërë e ka lënë pa fjalë një prej penalistëve, analistin Xhevdet Pozharin, i cili edhe ashtu kohëve të fundit ishte dëshpëruar më mënyrën se si po qeverisë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti.

    Sallahu teksa është munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrin që punon kryhen punët, ka marrë një shembull të çuditshëm dhe të padëgjuar deri në ditët e sotit.

    Zv.ministri ka thënë se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministrinë që i takon, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

    “Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark