Sallatë me rrepa, avokado dhe gjoks pule – Insajderi
×
Receta

Sallatë me rrepa, avokado dhe gjoks pule

Insajderi
17 September 2019 - 15:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përbërësit për 2-3 persona: •2 gjokse pule • 1 avokado • sallatë jeshile –
disa gjethe • 5-6 rrepa të kuqe • vaj ulliri, lëng limoni • pak qershi të thata ose rrush të thatë.
Për marinimin e mishit: • 2 lugë lëng limoni • 4 lugë lëng portokalli ose 3 lugë lëng limoni • 2 lugë vaj ulliri • 1 qepë e njomë bashkë me bishtat e prerë
imët • kripë e piper sipas nevojës.

Përgatitja: Në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit e marinimit. Shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël, i përziejmë mirë me lugë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 2 orë në frigorifer. Pas kësaj kohe, ndezim furrën në temperaturën 180° C dhe vëmë mishin, të cilin e kemi hedhur në tavë bashkë me lëngun. E pjekim për rreth 15/20 minuta. E lëmë mishin të ftohet plotësisht.

Në një tas, hedhim sallatën jeshile të grirë, rrepat në feta të holla, qershitë

e thata dhe avokadon të prerë në copa. E spërkatim me kripë, vaj ulliri, lëng limoni dhe pak piper të bardhë, nëse ju pëlqen. Shtojmë fruta të freskëta sipas dëshirës. E konsumojmë menjëherë, pasi avokadoja nxihet shpejt.
SHËNIM: Nëse dëshironi të kurseni kohë, pas marinimit, mishin mund ta skuqni në tigan me pak vaj derisa të marrë pak fare ngjyrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark