Gjeneva është në përgatitjet e fundit të edicionit të 87 të Sallonit të Makinave, një event ku prezantohen modelet më të reja të automjeteve të çdo tipi.
E veçanta për këtë vit është se gjithçka do të jetë e fokusuar tek Peugeot, pasi u mësua për arritjen e kompanisë franceze me General Motors për blerjen e Opel për 2.2 miliardë euro. Një marrëveshje kjo që u arrit me synimin për krijimin e një makine të re në gjendje për të sfiduar Volkswagen, kompania që konsiderohet lider në tregun e makinave.
Ndërkaq, Peugeot e ka marrë një çmim për këtë vit në prag të këtij evenimenti. Modeli 3008 është shpallur si makina europiane më e mirë për vitin 2017, një çmim që pason atë të Opel Astra-s të fituar një vit më parë.
Salloni i Makinave të Gjenevës do të hapet zyrtarisht në datën 9 Mars dhe do të mbyllet në 19 mars.