Sam Altman shokon me paralajmërimin: Bisedat me ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sam Altman shokon me paralajmërimin: Bisedat me ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë

    Insajderi
    27 July 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka paralajmëruar për rreziqet që lidhen me përdorimin e tepërt të ChatGPT, veçanërisht nga të rinjtë që e përdorin për këshilla personale apo emocionale.

    Ai theksoi se bisedat me këtë Inteligjencë Artificiale nuk janë të mbrojtura ligjërisht, siç ndodh me marrëdhëniet mes pacientit dhe terapistit, apo klientit dhe avokatit.

    Andaj, sipas tij, kjo do të thotë se informacionet e ndara në ChatGPT mund të përdoren si prova në gjykatë.

    Altman theksoi se shumë njerëz i tregojnë AI-së detaje shumë personale nga jeta e tyre, gjë që mund të sjellë pasoja serioze në raste ligjore.

    Ai shtoi se duhet të ekzistojë një nivel i ngjashëm privatësie me atë që kemi me profesionistët e shëndetit mendor.

    Në një tjetër deklaratë, Altman shprehu shqetësim për varësinë e tepërt ndaj ChatGPT për marrjen e vendimeve personale.

    Sipas tij, është shqetësuese që të rinjtë e konsiderojnë AI-në si “zëri i fundit” për çdo çështje të jetës.

    Ai theksoi se OpenAI po punon për të gjetur mënyra për ta adresuar këtë problem në rritje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark