Hamiti: Garancionin për autobusë duhet ta japë komuna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Garancionin për autobusë duhet ta japë komuna

    Insajderi
    18 May 2016 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sami Hamiti, udhëheqës i asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se LDK-ja dhe Ministria e Financave nuk janë të interesuar ta bllokojnë projektin e autobusëve, porse i takon komunës që ta garantojë kredinë.

    “Ndërmarrja Trafiku Urban është 100% komunale, është përcaktuar qartë se duhet të jenë linjat buxhetore të treguara. Unë uroj që trafiku urban ta kthejë atë kredi. Kur një kompani është qind për qind komunale garancionin duhet ta jep komuna,” ka thënë Hamiti.

    Më tej, sic njofton Klan Kosova, Hamiti ka thënë se po bëhet propagandë nga ana e Komunës  për autbosuët rreth bllokadës.

    “Ne ju kemi thënë që t’i kryeni procedurat dhe ne e kalojmë.  Cfarë do të ndodhte nësë 35 komunat e Kosovës marrin kredi dhe Qeveria jep garanci. Këtu po bëhet një propagandë se dikush po bllokon, ne po themi se obligimin tonë si Kuvend Komunal e kryejmë dhe ne e votojmë garancinë,” ka thënë Hamiti

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark