Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

    Insajderi
    06 September 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në mbledhjen që është mbajtur sot ka thënë se është kundër që të ketë prani të anëtarëve të partisë “Lista Serbe” dhe “Srpska demokracija” nëpër këshillat e vendvotimeve.

    Kurteshi ka deklaruar se ka shumë arsye për këtë, të cilat i ka deklaruar edhe më herët.

    “Jam kundër pranisë së anëtarëve të Listës Serbe dhe “Srpska Demorkacija” nëpër këshillat e vendvotimeve në secilën komunë. Jam kundër pranisë së tyre, kam arsye të shumta. Jam për miratimin e listave, por pa pjesëtarë te Listës Serbe dhe atyre të “Srpska Demokracija”, ka thënë Kurteshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark