Konferenca do të mbahet sot në orën 14:00 në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtaku.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Konferenca do të mbahet në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: “Ulpianë”, rr. “Motrat qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në orën 14:00.
Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.