Oligarku Samir Mane, pronar i resortit luksoz “Green Coast” po akuzohet se po i lë pa ujë të pijes banorët në fshtarat e Palasës. Banorët po pretendojnë se uji është duke u marr nga burimet e fshatit për ta çuar në rezidencën luksoze “Green Coast”.
Përpos banorëve të fshatit të cilën protestuan javën e kaluar, pa ujë po mbesin edhe pushuesit dhe klientët që po paguajnë çmime marramendëse për të qëndruar një natë në vilat e resortit. Ata po përballën me mungesë të furnizimit me ujë.
Gazeta Insajderi raporti më herët për disa ankesa të klientëve lidhur me mungesë të furnizimit të ujitë në resortin luksoz.
Nga ana tjetër mediat në Shqipëri kanë raportuar për protestën e banorëve e cila është mbajte të etjen duke akuzuar oligarkun Samir Mane se po i lë banorët pa ujë të pijes.
Si raportuan mediat shqiptare për protestën
Pretendimi për marrjen e ujit nga burimet e fshatit për ta çuar në rezidencën luksoze Green Coast të Samir Manes në Palasë ngriti në protestë javën e fundit të korrikut banorët e fshatit Dukat.
Ata thonë se uji i pijshëm i fshatit do të shkojë për llogari të investitorëve strategjikë në bregdetin e Bashkisë Himarë.
Madje një prej banorëve mbeti i plagosur nga përplasja me rojet. Petrit Gjoni, u konfliktua me punonjësit e firmës Gjikuria, në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikurisë, dy investitorë të tjerë investitorë strategjikë në zonën e Dhërmiut.
Banorët akuzojnë administratorin e ORIKUMIT, Selim Haskoçelaj, sipas të cilëve ka firmosur projektin për marrjen e ujit në burimet e fshatit, bashkë me kryesinë e pleqësisë së fshatit, në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me banorët.
Por administratori Haskoçelaj, i kontaktuar nga MCN, ka deklaruar se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit është pa leje, dhe nuk ka patur asnjë dijeni për punimet, deri kur i ka parë vetë ditën e enjte. Ai thotë se investitori ka arritur dakordësi me kryepleqtë e fshatrave për të shfrytëzuar burimin.
“Firma Gjikuria për llogari të Samir Manes, ka shtrirë një rrjet ujësjellësi për të kaluar këtë sezonin që ishte i vështirë tani, deri sa të marrin linjën nga Tragjasi. Po pa njoftuar, pa asgjë, unë nuk di, kishin dakordësi me kryepleqtë e fshatrave. Ishte një burim që s’ka prurje për fshatin jo më për atë. Të këtij problemi, u vendosa dje, kontrollova punimet, unë gjeta një akt të kryer aty. Jo, këto janë pa leje. Janë punime detyrimisht pa leje. As mua si administrator nuk më jepet e drejta të jap burim natyror, e para nuk varen nga unë, ka një ligjshmëri.
Fola me ata të resortit, ata thanë që ne kemi rënë një dakordësi me kryepleqtë e fshatit, i thashë unë kush është kryeplaku? Është zgjedhur aty, është jashtë juridiksionit, është dhe jashtë juridiksionit tonë, se ne kemi kryetar bashkie, ne kemi këshill bashkiak, plus që ato varen nga Ministria, dhe ishte pa asnjë lloj… firme të firmosur nga asnjëri, pa asnjë projekt, për të kaluar për një periudhë derisa të kalonin tek linja e Tragjasit. “
Më herët, banorët kanë patur edhe diskutime me kryeplakun e fshatit dhe kreun e njësisë administrative Orikum që i përkasin.
Banori i Dukatit, Fejzi Kuteli për MCN Live, tha se Samir Mane jo vetëm po merr ujin, por po lë pa ujë fshatrat e zonës.
Sipas banorëve, Dukati jo vetëm që nuk ka ujë mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e banorëve të vet, por punimet po kryhen në zonën ne Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Projekti tashmë ka nisur zbatimin, deri tek burimi, por banorët e kanë kundërshtuar sapo e kanë konstatuar ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë çdco ditë. Më herët, ka patur denoncime se fshati turistik i vilave rezidenciale Green Coast në Palasë në pronësi të Samir Manes, nuk ka ujë, dhe deri në zgjidhjen e problemit, biznesmeni ka përdorur autobote për të marrë ujin në Dukat e për të furnizuar vilat me depozita..
Paralelisht, edhe banorët e lumit të Vlorës, kanë protestuar për devijimin e lumit të Shushicës, për ndërtimin e ujësjellësit të Himarës, me akuzën se qeveria synon që të furnizojë me ujë resortet e hotelet luksoze të investitorëve strategjikë.