Samir Shahini emërohet drejtor i Arsimit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Samir Shahini emërohet drejtor i Arsimit në Prishtinë

    Insajderi
    01 April 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samir Shahini është emëruar Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës.

    Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Insajderi.

    Rama tha se me një përvojë të gjatë dhe të pasur në fushën e menaxhimit arsimor dhe politikave edukative, Shahini pritet të sjellë një qasje të re dhe vizionare për përmirësimin e cilësisë së arsimit në kryeqytet.

    “Për vite me radhë, ai ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar ngushtë me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Angazhimi i tij në analizën e politikave arsimore, ndërtimin e strategjive për zhvillim dhe trajnimet e specializuara për arsimtarët e bëjnë atë një profesionist të përgatitur për sfidat që e presin”.

    Sipas Ramës, një nga objektivat kryesore të Shahinit në këtë rol do të jetë fuqizimi i reformave ekzistuese dhe ngritja e standardeve arsimore në të gjitha nivelet.

    Më tutje Rama falënderime të veçanta i ka drejtuar Jehona Lushakut, e cila deri më tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Arsimit.

    Lushaku tani do të vazhdojë angazhimin e saj në një rol të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark