Samir Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova në ndeshjet e shtatorit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Samir Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova në ndeshjet e shtatorit

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samir Ujkani e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin italian “Tuttosport”, kryesisht për Edon Zhegrovën, i cili u transferua së fundmi në Juventus.

    E për këtë vendim të lojtarit ka folur zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, i cili e tregoi edhe arsyen se përse 26-vjeçari hoqi dorë nga mundësia për të luajtur për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, kundër Zvicrës dhe ndaj Suedisë.

    “Na dukej e drejtë t’ia jepnim disa ditë kohë për t’u njohur me Juventusin, për ta ndihmuar që të ambientohet shpejt. Ne e dimë se çka duam nga ai dhe nga lojtarët tjerë kyç të Kosovës si Rrahmani e Muriqi”, u shpreh ish-portieri kosovar.

    Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa tash është gati për ta bërë debutimin me Juventusin pasi ka ushtruar fort kohëve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark