Samiti i BE-së, Osmani publikon foto me kancelarin gjerman: Përkrahës i palëkundur i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti i BE-së, Osmani publikon foto me kancelarin gjerman: Përkrahës i palëkundur i Kosovës

    Insajderi
    23 June 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet tani në Bruksel.

    Osmani minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar fotografi me kancelarin gjerman Olaf Scholz duke thënë se gjithmonë e ka përkrahur Kosovën.

    “Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!”, ka shkruar Osmani përcjell Insajderi.

    Presidentja Osmani para takimit ka folur para gazetarëve lidhur me mundësinë që Këshilli të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Ne shpresojmë, megjithatë nuk dua që të rris pritshmëritë në këtë pikë, sepse më ky proces nuk është në duart tona. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet vite më parë. Është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark