×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Samiti i muzikës elektronike gati për edicionin e dytë

    Insajderi
    12 August 2016 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe 7 ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të dytë të festivalit të muzikës elektronike në Prishtinë, i njohur si “Summit Festival”, megjithatë tanimë janë konfirmuar 12 emrat e DJ që do argëtojnë të pranishmit dhe ata janë vendor e të huaj.

    Festivali i muzikës elektronike që do mbahet në park, në atë të “Gërmisë”, pritet të përcojë energji pozitive të tingujve të bukur nga Gjermania, Suedia, Greqia e padyshim edhe Kosova.

    shtun

    Joe Mull nga Suedia, George Adi nga Greqia, Toton nga Kosova, Liam Mandiaro nga Shqipëria, Vegim B2B nga Kosova, Flekitza nga Kosova,Konstandin Sibold nga Gjermania, Philip Bader nga Gjermania, Mirëlinda nga Gjermania, Drenique nga Kosova-Austria dhe Jimmy Hazer nga Kosova janë DJ-të, e edicionit të dytë të festivalit “The Summit”.

    “The Summit”, është festival i cili organizohet nga Modus, dhe njëjtë nga viti i kaluar edhe këtë vit do të mbahet në Parkun Nacional Gërmia (te koshat), më datën 19 dhe 20 gusht. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark