Samiti që bënë bashkë liderët e përçarë të Ballkanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti që bënë bashkë liderët e përçarë të Ballkanit

    Insajderi
    04 July 2016 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Pallatin Elize ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me presidentin francez, Francois Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

    Ky takim po mbahet në kuadër të Samiti për Ballkanin që sot i ka nisur punimet në Paris.

    Në takim janë shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës.

    Paraprakisht komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hanh, ka thënë se për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë janë ndarë 96 milionë euro ku të tri shtetet do të lidhen me linjën hekurudhore.

    Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni, duke folur për “Reuters”  tha se Samitit do t’i bashkëngjitet edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.

    Krejt kjo ka një arsye.

    “Arsyeja pse Mogherini i bashkohet këtij Samiti këtë herë është e veçantë. BE dëshiron ta vë në theks të veçantë rolin e Ballkanit në krizën e refugjatëve sirian dhe irakian pasi është rruga transit e tyre deri në Evropë dhe lufta kundër terrorizmit”, shkruan AFP.

    Kosova nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme, por ka prekur Evropën me refugjatët nga Kosova, raporton Insajderi.

    Shumë vende të BE-së që janë pjesë e këtij Samiti, që nis të hënën, kanë probleme me refugjatët që vijnë nga vendet e Ballkanit, sidomos me ata nga Kosova.

    Vendosja e Kosovës në listën e vendeve të sigurta ka bërë që afro 200 mijë refugjatë që kanë lëshuar Kosovën  në dy vitet e fundit, të mos kenë mundësi që të fitojnë azilin në vendet e BE-së.

    Shpresat e tyre janë shuar sidomos pas intensifikimit të refugjatëve nga Siria.

    Gazeta italiane citon një burim në Ministrinë e Jashtme të Italisë të ketë thënë se në fakt pika më e nxehtë e këtij takimi do të jetë diskutimi mbi atë që “rajoni i Ballkanit Perëndimor po konsiderohet si pikë hyrëse e luftëtarëve të huaj të ISIS-it dhe tokë pjellore e xhihadistëve që ikin të luftojnë në Siri dhe Irak”, raporton Insajderi.

    E në këtë pikë, kryeministri kosovar ka shumë çfarë të flas. Kosova renditet pas Bosnjës si vendi që prodhon më së shumti xhihadist për ISIS-in.

    Sidomos këto muaj, Kosova në mediat ndërkombëtare është portretizuar si një nga çerdhet e luftëtarëve të ISIS-it të sponsorizuar nga fondet e shteteve të Arabisë Saudite. Por në të njejtën kohë, shteti ka arrestuar një numër të madh të imamëve dhe njerëzve të përfshirë në përhapjen apo nxitjen e rekrutimin në ideologjinë ekstreme të ISIS-it.

    Ajo çfarë dihet sipas medieve ndërkombëtare është se BE-ja do të bëhet tepër e qartë në një mesazh të sajin: se Evropa nuk mund të zgjerohet me shtete të cilat kanë probleme me refugjatë dhe rrezik nga ekstremizmi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark