"Samiti Trump-Putin mund të zgjasë deri në shtatë orë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Samiti Trump-Putin mund të zgjasë deri në shtatë orë”

    Insajderi
    15 August 2025 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bisedimet midis Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të jenë të shkurtra, teksa Kremlini thotë se mund të zgjasin të paktën gjashtë deri në shtatë orë.

    Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raporton se takimi në Alaskë do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e ndihmësve dhe se Moska pret që ai të sjellë rezultate, shkruan Sky News.

    Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

    Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark