Samiti Trump-Putin mund të zhvillohet këtë muaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Samiti Trump-Putin mund të zhvillohet këtë muaj

    Insajderi
    06 February 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rëndësishme në ‘tabakanë’ e Donald Trump është fati i Ukrainës.

    Sipas mediave të huaja, Trump po kërkon një fund të shpejtë të luftës të luftës dhe lë të kuptohet se përgatitjet për një takim me Vladimir Putin po vijojnë prej disa javësh.

    Përgatitjet për takimin tani janë në një “fazë të avancuar”, sipas mediave ruse, pas tre vjetësh praktikisht ku nuk ka pasur asnjë kontakt të nivelit të lartë midis Putinit dhe udhëheqësve perëndimorë, shkruan A2 CNN.

    ‘Mund të ndodhë në shkurt ose mars’, tha politikani i lartë rus Leonid Slutsky për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

    Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendoste “nivele të larta” sanksionesh ndaj Rusisë dhe tarifa për importet nga atje, nëse Moska nuk arrinte një zgjidhje me Ukrainën.

    Në të njëjtën kohë, ai tha se simpatizon qëndrimin rus se Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark