Më në fund kemi një datë për telefonat e radhës nga Samsung.
Samsung Galaxy Note 20 dhe Samsung Galaxy Fold 2, thuhet se do të dalin në treg më 5 gusht, sipas burimeve të shumta, shkruan Techradar.
Këto burime janë Ice Universi si dhe faqja e lajmeve koreane, Dong-A Ilbo, kështu që këto lajme që po qarkullojnë në internet pritet të jenë të vërteta duke pasur parasysh besueshmërinë e këtyre faqeve, transmeton Telegrafi.
Data e 5 gushtit nuk do të ishte një surprizë e madhe, sepse gushti ishte përmendur më parë si muaji kur këto pajisje do të dilnin në treg.
Me një pandemi globale mbi ne, ngjarja pritet të prezantohet vetëm në internet, por as kjo nuk është e sigurt, sepse ajo mund të ndryshojë, varësisht zhvillimeve që do të ketë në të ardhmen.
Është interesante që Ice Universe gjithashtu parashikon që Samsung do të zbulojë edhe tabletin Galaxy Tab S7, një version 5G të Galaxy Z Flip dhe Galaxy Watch 2 në të njëjtën kohë – kështu që ne mund të kemi një bollëk të pajisjeve të reja.
Informatat e rrjedhura së fundmi kanë sugjeruar që modelet Galaxy Note 20 nuk do të ndryshojnë shumë nga telefonat Galaxy S20, që Samsung lëshoi në shkurt, megjithëse mund të ketë disa ndryshime në kamerë.