Pas suksesit me modelet Galaxy S9 dhe Note 9 këtë vit, janë konfirmuar modelet e reja të Galaxy S10 të tranformuara në pamje:
“Galaxy S10 Lite, S10 dhe S10 + janë të pajisura me ekrane Super AMOLED, por S10 + ka dy kamera të dyfishta, kështu që dizajni i saj është pak më ndryshe”.
Një raport i ri, nga GF Securities i Hong Kong, pohon se Galaxy S10 do të vijë me një RAM 12GB. Kjo është më shumë se çdo telefon tjetër dhe më shumë se shumica e laptopëve arrijnë të ofrojnë.
Por kjo nuk është e gjitha. Burimi gjithashtu tregon se hapësira e memories do të rritej prej 1TB. Kjo është njësoj si të kesh një kompjuter të vogël në xhep.
Të gjitha këto detaje po i hapin një sfidë të madhe Apple, në produktet iPhone dhe Mac.
Galaxy S10 pritet të lancohet në fillim të vitit 2019.