Lansimi i Samsung Galaxy S8 është vetëm një javë larg, por disa informacione për çmimin dhe dukjen e tij janë bërë publike.
Ai do të lansohet më 29 mars, ndërsa do të fillojë shitjen në prill, dhe sipas informacioneve të publikuara nga Evan Blass në rrjetin social Twitter, do të jetë shumë më i lirë se iPhone 8.
S8 do të kushtojë 799 euro, ndërsa S8+ do të kushtojë 899 euro.
Këta telefona do të vijnë në tri ngjyra: Zezë, gri dhe argjendtë. Nuk do të ketë opsion me ngjyrë të artë, shkruan “The Independent”.
Duket si një ekran i madh dhe ka larguar fare pullën e cila kishte opsionin që të kthente në faqen fillestare.
S8 ka edhe një shtesë të quajtur “DeX”, i cili do ta bëjë të mundur të shndërrohet në një lloj kompjuteri me desktop. Kjo shtesë do kushtojë 150 euro.
Gjithsesi edhe pse shumë i kushtueshëm nuk ia kalon telefonit iPhone 8, i cili pritet të kalojë çmimin prej 1,000 eurosh. /Insajderi.com