×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung investon 7 miliard dollarë pas kërkesës së lartë për memorie

    Insajderi
    29 August 2017 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung Electronics do të investojë 7 miliard dollar në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar kapacitetet prodhuese të çipeve të memorje NAND në Kinë tha gjigandi Koreano Jugor ditën e Hëne.

    Sipas autoriteteve faza e parë e investimit prej 2.3 miliard dollarësh ka filluar ditën e Hëne.

    Në ditët e para të Korrik, Samsung tha se do të investonte 18.6 miliard dollar në Korenë e Jugut për të rritur prodhimin e çipeve NAND.

    Kompania është prodhuesi numër 1 i çipeve NAND duke lënë pas Western Digital dhe Toshiba. Samsung prodhon 38.3% të memorjeve NAND në mbarë botën. (http://bit.ly/2iDNjgL)

    Edhe Kina është përpjekur të zhvillojë prodhuesit vendas të çipeve të memorjes por përllogaritet se është disa vite pas në këtë drejtim.

    Boomi i kësaj industrie dërgoi të ardhurat e Samsung në vlera rekord duke shënuar fitime të paarritura më parë nga Samsung gjatë tre mujorit Prill-Qershor.

    Ky lajm erdhi pak ditë pasi një Gjykatë e Seulit dënoi me 5 vite burgim liderin dhe trashëgimtarin e Samsung, Jay Y. Lee.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark