Për të paktën 5 vitet e fundit Samsung tradicionalisht ka nxjerrë në shitje një telefonë të dytë të rangut të lartë njohur si Galaxy Note. Ndërsa modeli i këtij viti pritet të debutojë gjatë muajit Gusht sipas SamMobile telefoni do të quhet Galaxy Note 7.
Electronic Times citon burime të një profili të lartë të cilët thonë se Samsung dëshiron që telefoni inteligjent të qëndrojë në një linjë me dy modelet e tjera, Galaxy S7 dhe S7 Edge. Ekzekutivët besojnë se modeli i emërtimit të Galaxy Note mund tu duket përdoruesve si një paisje më pak e avancuar krahasuar me S7 dhe S7 Edge.
Gjithashtu do ti shërbente edhe konkurrencës së kompanisë me Apple lidhur me debutimin e iPhone 7 që pritet të ndodhë këtë vit. Për më tepër, Electronic Times raporton se do të jetë vetëm një model i Galaxy Note i cili do të karakterizohet nga skajet e harkuara të Galaxy Edge+, shkruan pcëorld.a;
Ky ndryshim nuk do të shënonte një precedent të pa përjetuar më parë në industirnë mobile. Huaëei kreu të njëjtën manovër me seritë P dhe Mate të telefonëve të saj. Diferencat në gjenerata mes dy telefonëve ishin të dukshëm dhe për efekt të përngjasimit të tyre në gjeneratë Huaëei vendosi të bënte të njëjtën gjë