Ashtu si ishte paralajmëruar, Samsung edhe e ka larguar mundësinë e përdorimit të kufjeve me tela në Galaxy Note dhe Note +.
Kjo është bërë pikërisht tri vite e gjysmë, që kur Apple ndërmori këtë veprim shumë të përfolur dhe hoqi nga iPhone hapësirën prej 3.5 milimetrave, transmeton Telegrafi.
Tani që është larguar, nuk pritet që më të kthehet, te asnjë nga Galaxy Note të re, apo edhe telefonat e moleve tjera.
Largimi i këtij sistemi analog të audios, mendohet se është bërë, që të lirohet hapësira për bateri shumë më të fuqishme që janë vendosur në këtë telefon.
Megjithëse është larguar kjo hapësirë, lidhja me kufje digjitale pa tela, do të bëhet me lehtësi, meqenëse në Galaxy Note 10, është vënë një sistem shumë më i mirë.