×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung mashtron, përdor fotografi profesionale për të reklamuar kamerën e Galaxy A8

    Insajderi
    05 December 2018 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotografja Dunja Gjugjiq po akuzon prodhuesin më të madh në botë të smartfonëve se ka përdorë njërën nga fotografitë e saj dhe e ka prezantuar atë në uebfaqen e tij zyrtare si një foto e shkrepur nga Galaxy A8 Star.

    Në një postim në “DIY Photography”, Gjugjiq tregon se si Samsungu është duke përdorë fotografitë e saj, të shkrepura me aparat profesional (DSLR), për të ‘treguar’ formatin portret të Galaxy A8-shit. Fotografja e ka vërejtur fotografinë e saj pasi është ngarkuar në komunitetin “EyeEm” dhe është shitur nga bashkëpunëtori i këtij komuniteti, Getty Images.

    Gjugjiq, nën emocione për të parë se kush e bleu fotografinë e saj dhe se si po e përdornin, e kuptoi se Samsungu e kishte publikuar fotografinë e saj në uebfaqen zyrtare në Malajzi të cilën e prezantuan atë si foto të shkrepur nga Galaxy A8 Star.

    Ajo ka vërejtur se fotografia e saj në versionin e Samsungut ka pasur ndërhyrje me Photoshop. Dallimi më i madh mes dy fotografive është prapavija, e cila është ndërruar komplet në fotografinë e re të publikuar në uebfaqen e Samsungut. Me këtë fotografi të Gjugjiqit, Samsungu ka dashur të tregojë efektin e opsionit “portret” i cili mundëson që një pjesë të caktuar ta bëni të turbullt.

    Kjo nuk është hera e parë që gjiganti i teknologjisë, Samsung, është treguar i pandershëm ndaj konsumatorëve të vet. Më herët këtë vit, kompania ka përdorë disa fotografi të huaja në një fushatë të mediave sociale dhe i ka prezantuar si fotografitë e shkrepura me kamerën e Galaxy A8-shit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark