Përfitimet nuk do të jenë tejet të mëdha por të konsiderueshme. Për shembull përdoruesit do të marrin 20% më pak konsum energjie dhe 10% më shumë shpejtësi.
Samsung vetëm sa ka filluar të prodhojë çipe 7-nanometër por tashmë ka ndërmarrë një hap tjetër të madh për të qëndruar me ritmin e ligjit Moore.
Kompania ditën e sotme tha se kishte startuar punën në çipet e reja 5-nanometër dhe do të fillojë ndërtimin e tyre për smartfonët dhe pajisjet e tjera në tre mujorin e dytë të 2020-ës.
Përfitimet nuk do të jenë tejet të mëdha por të konsiderueshme. Për shembull përdoruesit do të marrin 20% më pak konsum energjie dhe 10% më shumë shpejtësi.
Kompania do të përdorë të njëjtën teknologji EUV (Extreme Ultraviolet) që ka përdorur për prodhimin e çipeve 7-nanometër. EUV aktualisht ka një gjerësi rreze 13.5-nanometër edhe pse i shumëpritur është proces i vështirë për tu realizuar.
Por zvogëlimi i tranzistorëve ka krijuar probleme. GlobalFoundries, ish krahu i prodhimit të AMD, së fundi tha se nuk do të prodhojë çipet 7-nanometër sepse janë shumë të kushtueshëm.
Nga ana tjetër Samsung ka thënë se linja e parë EUV dizajnuar për të prodhuar çipet 7-nanometër i ka kushtuar kompanisë 6 miliardë dollarë.
Samsung nuk do të jetë i vetëm në garën 5-nanometër sepse TSMC së fundit prezantoi prototipet për konsumatorët. Premtoi rritje të tranzistorëve me 80% krahasuar me 25% që thotë Samsung dhe performancë 15% më shumë krahasuar me rivalin 10%.
Samsung prodhon çipe jo vetëm për vete por edhe Qualcomm ndërsa TSMC prodhon çipet Apple A11 dhe A12.
Intel, Samsung dhe TSMC janë prodhuesit e vetëm të çipeve EUV që përdorin teknologji të avancuara litografike zhvilluar nga kompania Holandeze ASML.