×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung nuk riparon Galaxy Fold deri më 31 Maj do të anulojë porositë

    Insajderi
    08 May 2019 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse nuk arrijmë dot tu dërgojmë produktin deri më 31 Maj, porosia juaj do të anulohet automatikisht,” shkruhet në një e-mail dërguar tek konsumatorët që kishin porositur telefonin.

    Samsung tha se do të anulojë të gjitha porositë për Galaxy Fold nëse nuk arrin dot ti dërgojë deri më 31 Maj raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Gjigandi Korean vendosi të shtynte datën zyrtare të debutimit më 26 Prill për një periudhë të pacaktuar pasi analistët e parë nga bota e teknologjisë thanë se telefonët e tyre ishin dëmtuar gjatë një përdorimi të zakonshëm.

    Kompania ende nuk ka konfirmuar datën e debutimit të telefonit me ekran që paloset.

    “Nëse nuk arrijmë dot tu dërgojmë produktin deri më 31 Maj, porosia juaj do të anulohet automatikisht,” shkruhet në një e-mail dërguar tek konsumatorët që kishin porositur telefonin.

    Samsung më pas tha se në SHBA paralajmërimi i përdoruesve është i domosdoshëm sipas ligjit.

    Kur lajmëroi shtyrjen e debutimit, Samsung tha se kishte marrë masa për të forcuar ekranin e telefonit. Sipas raportimeve telefoni do të rishitej në Qershor por lajmi më i fundit hedh më shumë paqartësi rreth të ardhmes së telefonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark