Gjiganti i telefonave të mençur Samsung thuhet se ka ndaluar prodhimin e telefonit të saj Note 7 mes pretendimeve se pajisjet zëvendësuese ende janë në çështje kritike.
Reuters dhe agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, ka cituar se disa zyrtarë të paidentifikuar kanë treguar se kompania ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e linjës së saj telefonike Galaxy Note 7, njofton BBC.
Kjo erdhi pasi dy rrjete amerikane ndaluan shitjen e telefonit.
Samsung ka treguar se do të merren masa të thella për të kryer inspektimin e Note 7.
Kjo tërheqje e Samsung vjen pas incidentit që ndodhi në një fluturim ajror në ShBA gjatë javës së kaluar.
Prodhuesi korean është zhytur në një krizë që kur telefonat e saj Galaxy Note 7 shpërthyen në flakë në ditët e para të shitjes gjatë muajit gusht. Samsung menjëherë mori masa dhe zëvendësoi 2,5 milionë telefona në të gjithë botën duke thënë se kishte zbuluar dhe riparuar shkakun./Insajderi.com