×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung përgjysmon kohën e larjes së rrobave

    Insajderi
    30 August 2017 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot teknologjinë e re revolucionare të lavatriçes QuickDrive™ që do të lançohet në IFA 2017 në Berlin.

    Në zemër të makinës larëse WW8800M është teknologjia ekskluzive e Samsung QuickDrive, e cila u siguron konsumatorëve fuqinë për të reduktuar në mënyrë dramatike kohën që duhet për të realizuar procesit e larjes duke e përgjysmuar1.

    Opsioni “Super Speed”, një larje ditore përfundon brenda vetëm 39 minutave, duke u ofruar konsumatorëve zgjidhjen afatgjatë që ata gjithmonë e dëshironin, por asnjëherë nuk e kishin, pa kompromentuar performancën e larjes1, efikasitetin e energjisë, kujdesin ndaj materialit dhe jetëgjatësinë.

    “QuickDrive™ është prurje e re në industri, duke shkurtuar në mënyrë dramatike sasinë e kohës që u nevojitet përdoruesve për të larë rrobat dhe duke u dhënë atyre më shumë kohë për të shijuar jetën”, tha B.S. Suh, ZëvendësPresidenti Ekzekutiv i Biznesit të Pajisjeve Dixhitale pranë Samsung Electronics. “Lavatriçja e re WW8800M përdor teknologjinë QuickDrive për të ofruar performancë të shpejtë dhe të fuqishme të larjes, me një game teknologjish dhe funksionalitetesh të zgjuara që e bëjnë më të lehtë larjen e rrobave.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark