Samsung planifikon të lançojë një program shitjeje të telefonëve të përdorur dhe ripërtërirë të rangut të lartë duke filluar që nga viti i ardhshëm raportoi agjensia e lajmeve Reuters.
Firma Koreano Jugore e teknologjisë po përpiqet të gjejë mënyra për të ruajtur rritjen e të ardhurave nga biznesi i telefonëve. Ndërsa rritja po shënon majat, Samsung kërkon të maksimizojë të ardhurat.
Fillimisht programi do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Korenë e Jugut ndërsa produktet e përfshira do të jenë të rangut të lartë si linja Galaxy S dhe Note. Kompania do ti shesë këto telefonë në kosto disaherë më të ulët zbulonin burimet e Reuters. Një zëdhënës i Samsung u shpreh se kompania në fjalë nuk komentet spekulimet.
Nuk dihet se deri në çfarë mase këto telefon do të riparohen por zakonisht nga përvoja në të kaluarën i vetmi rregullim ka rezultuar bateria ose komponentët materialë të jashtëm.
Ky program jo vetëm që do të gjenerojë më shumë të ardhura për kompaninë por do të rrisë prezencën e prodhuesit korean edhe në vendet e botës së tretë siç është edhe rasti i Shqipërisë ku telefonët 800 dollarësh janë të paarritshëm për shumë konsumatorë, shkruan pcworld.al
Rivali i drejtpërdrejt i Samsung, Apple, aktualisht shet telefonë të ripërtërirë në disa tregje megjithëse përtej kësaj nuk kemi asnjë informacion. Sipas Deloitte tregu i telefonëve inteligjentë të përdorur vlen më shumë se 17 miliard dollar. Ekspertët presin që të shënojë akoma më shumë rritje përshkak të mungesës së inovacioneve vitet e fundit