Përgatituni të përjetoni një udhëtim në të ardhmen. Pas testimeve pafund produkti i Samsungt që duket sikur vjen nga e ardhmja është pranë debutimit.
Sipas agjensisë së lajmeve ET në Korenë e Jugut, Samsung po punon në dy modele të telefonit inteligjent që paloset dhe do të prezantohet në ditët e para të 2017-tës.
Telefoni me ekran të dyfishtë mund të shfaqet gjatë CES 2017 ose Kongresit Mobil Botëror. Thuhet se paisja mund të përdoret në dy tre modalitete: si një telefon me dy ekrane para dhe pas, si një telefon që paloset për të mbrojtur ekranet dhe si një tablet.
Sipas ET, ky telefon me ekran të dyfishtë është ndërtuar për të nxitur interesin e përdoruesve drejt përfitimeve që sjellin këto telefonë inteligjentë përpara se të lançohen masivisht.
Samsung mund të prodhojë një numër të caktuar telefonësh në bazë të kërkesës së tregut. Me telefonët që palosen, Samsung shpreson të jetë i pari në inovacion.
Burime të brendshme të industrisë gjithashtu kanë raportuar se edhe Lenovo është pranë prodhimit në masë të këtyre paisjeve.