Samsung prezantoi dy orë inteligjente dhe një palë kufje pak ditë përpara hapjes së evenimentit të rëndësishëm IFA 2017 që do të mbahet në Berlin në datat 1-6 Shtator.
Gear Sport, Gear Fit2 dhe IconX 2018 janë produktet më të reja të kompanisë.
Dy orët inteligjente, Sport dhe Fit2 funksionojnë me sistemin operativ Tizen të Samsung ndërsa IconX janë gjenerata e dytë e konkurrentëve të Apple Airpod.
Të disponueshëm në ngjyrë të zezë ose të kuqe, Gear Sport është një orë rrethore 1.2 inç me rezolucion 360×360 Super AMOLED dhe bateri 300 mAh me teknologjinë e ngarkimit të shpejtë.
Fit2 Pro ka ekran 1.5 inç me rezolucion 216 x 432, ekran Super AMOLED, dhe bateri 200 mAh.
Të dy orët fuqizohen nga një procesor me dy bërthama dh frekuencë 1 Ghz, 768MB RAM si dhe 4GBmemorje të brendshme. Modeli Gear Fit2 ka 512MB RAM.
Sa i përket konektivitetit ato kanë Bluetooth, Wi-Fi dhe GPS.
Së fundi kufjet e përditësuara IconX kanë 4GB memorje të brendshme dhe bateri 82 mAh. Ato janë të disponueshme në ngjyrë të zezë, gri dhe pink.
Jetëgjatësia e baterisë së tyre është gjashtë orë. Gear Fit2 del në shitje më 31 Gusht për 199 dollar. Çmimi dhe data e debutimit të Gear Sport dhe Gear IconX nuk u bënë të ditura.