Edhe pse ideja është e njëjta me atë të Apple, ndërfaqja e ArtPC Pulse diferencohet nga Mac Pro në një mënyrë apo tjetër. Së pari nuk është i rangut të Mac Pro. Karakterizohet nga katër porta USB-A, një USB-C, një Audio, një Ethernet, një HDMI, një SD dhe një portë ushqyesi.
Një nga karakteristikat unike është shtresa e sipërme e cila përmban një boks 360 gradësh zhvilluar nga Harman Kardon. Edhe Mac Pro ka bokse por nuk shërben si veçori atraktive për blerësit.
Duke lënë estetikën mësojmë se kompjuteri fuqizohet nga një procesor Core i5-6400 ose i7-6700. Janë procesorë solidë por jo mjaftueshëm për të rivalizuar procesorët e Mac Pro me bërthama nga 6 deri në 12.
Modeli bazë me procesor Core i5 kushton 1,200 dollar ndërsa modeli me procesor Core i7 kushton 1,600 dollar. I pari ka 8GB RAM DDR4 dhe disk solid 256GB NVMe ndërsa i dyti 16GB RAM dhe hardisk 1 Terabajt. Që të dytë kompjuterat janë “Gati për VR” falë grafikave Radeon 460 RX. Porositë e para fillojnë nga data 28 Tetor.